Juventusi e ka fituar Kupën e Italisë për herën e 15-të në histori të klubit, ndërsa Atalanta pavarësisht se dominoi me posedim të topit, e humbi finalen e parë të edicionit aktual dhe nuk e pati asnjë gjuajtje në kornizën e portës.
Juventusi fitoi 1:0 të mërkurën mbrëma në finalen që u zhvillua në “Olimpico” të Romës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores e shënoi Dushan Vlahoviq në minutën e katërt.
Juventusi ekipin e Berat Gjimshitit e kishte mposhtur në finale të Kupës edhe në vitin 2021, 2:1.
Atalanta trofeun e vetëm në Kupën e Italisë e ka fituar në vitin 1963.
Megjithatë, do të ketë tjetër shans për triumf.
Në finalen e Dublinit, Atalanta luan kundër Leverkusenit në finale të Ligës së Evropës më 22 maj.