Goli i Francisco Conceicaos në minutën e 74-t e ka vendosur derbin e madh italian mes Juventusit dhe Interit.
Juventusi fitoi 1:0 të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte e nivelit të lartë, ashtu si pritej, por vendosi një gol i mesit të pjesës së dytë.
Interi lëshoi rastin të dal në vendin e parë. Mbetet i dyti me 54 pikë, dy më pak se Napoli.
Ndërkohë Juventusi del në vendin e katërt me 46 pikë, sa i ka edhe Lazio në vendin e pestë. Atalanta është e treta me 51 pikë.
Gara në Serie A sa shkon e bëhet më interesante.