Juventusi e ka nisur mbarë Kupën e Botës për Klube në SHBA.
Në ndeshjen e zhvilluar në orën 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, skuadra italiane mposhti 5:0 Al-Ainin.
Ndeshja u vulos qysh në pjesën e parë, kur Juve shënoi katër gola. Një tjetër e shënoi në pjesën e dytë.
Randall Kolo-Muani (11’, 45+4’), Francisco Conceicao (21’, 58’) dhe Kenan Yildiz (31’) ishin realizatorët.
Ndërkohë, ekipit nga Emiratet iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Para ndeshjes, skuadra e Juventusit u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Donald Trump, që u uroi suksese në këtë rrugëtim.
Në këtë grup janë edhe Manchester City e Wydadi. City fitoi 2:0.