Juventusi ka avancuar në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube pas fitores ndaj Wydad AC, që me këtë disfatë është eliminuar nga turneu që po organizohet në SHBA.
“Zonja e vjetër” të dielën fitoi 4:1, falë një autogoli dhe dy golave të realizuar nga Kenan Yildiz.
Abdelmounaim Boutouil realizoi në portën e vet në minutën e gjashtë, ndërsa Yildiz realizoi gol të bukur për 2:0 në minutën e 16-të.
Sulmuesi Thembinkosi Lorch shënoi për 2:1 në minutën e 25-të, por ishte Yildiz sërish që bëri veprim të bukur për 3:1, në minutën e 69-të.
Golin e fundit në ndeshjen e luajtur në Philadelphia e shënoi Dushan Vlahoviq.
Në fundin e ndeshjes, dy pritje të mira i pati portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio.
Nga dy ndeshje të Grupit G, Juventusi i ka gjashtë pikë.
Wydadi i Marokut nuk ka fituar pikë në dy ndeshjet e para.