Juventusi ka fituar me gol të hershëm ndaj Cagliarit, për të mbetur në vendin e katërt në Serie A.
Të dielën mbrëma, skuadra torineze fitoi 1:0 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi renditet i katërti me 49 pikë, dy më shumë se Lazio e vendit të pestë dhe pesë më pak se Atalanta e vendit të tretë. Cagliari është i 15-ti me 25 pikë.
Dushan Vlahoviq ishte realizator në minutën e 12-të.
Vendi i katërt dërgon në Champions në edicionin e ardhshëm.
Juventusi i ka 12 fitore, plot 13 barazime dhe vetëm një disfatë. Ka më së shumti barazime e më së paku humbje në elitën italiane.