Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jota i mungon Portugalisë në Ligën e Kombeve

Diogo Jota

Sulmuesi i Liverpoolit, Diego Jota, do t’i mungojë Përfaqësueses së Portugalisë për  ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jota i mungoi Liverpoolit në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në brinjë.

Ai pritet të kthehet në fushë pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare.

Këtë e ka konfirmuar të martën trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, në konferencë për shtyp.

27-vjeçari Jota këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime. Ai konsiderohet i rëndësishëm për skuadrën e Liverpoolit.