Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jorginho: Tek Arsenali po qeshim me formën e Haalandit

Erling Haaland

Mesfushori i Arsenalit, Jorginho, ka thënë të martën se forma aktuale e sulmuesit të Manchetser Cityt, Erling Haaland, po e bën atë dhe bashkëlojtarët e tij të qeshin.

City dhe Arsenali do të takohen të dielën nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së pestë të Premier Leagues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht formës së shkëlqyer të Haalandit këtë edicion, Jorginho është shprehur se Arsenali duhet të vazhdojë të punojë.

“Erling shënon sërish... kjo ka nisur të na bëjë të qeshim. Ne e shikojmë atë sepse i shikojmë të gjitha ndeshjet dhe e duam Premier Leaguen. Ne shikojmë edhe Cityn gjithashtu, gjë që është normale. Ne duhet të përqendrohemi te vetja dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”, ka deklaruar Jorginho, shkruan “Reuters”.

Norvegjezi Haaland në katër ndeshjet e para ka shënuar nëntë gola.