Futboll

Jashari pajtohet me kushtet e ofruara nga Milani

Ardon Jashari

2.8 milionë euro neto. Kjo është shumë që Ardon Jashari mund t’i fitojë në vit për pesë sezonet e ardhshme. Të paktën nëse Milani merret vesh me Club Bruggen, gjë që nuk ka ndodhur ende.

Jashari ka arritur marrëveshje personale me kuqezinjtë. Kontrata pesëvjeçare është bërë gati për mesfushorin e Zvicrës. “Sa i përket kohëzgjatjes dhe pagës, kushtet që ka ofruar Milani për Jasharin, janë kryesisht të njëjta me ato për Charles de Ketelaeren në vitin 2022. Ai kishte arritur marrëveshje për 3 milionë euro në vit dhe nënshkroi kontratë për pesë sezone”, shkruan gazeta belge “hln.be” të enjten.

Milani ka rritur së fundi ofertën për Jasharin në 35 milionë euro.

Jashari pritet t’i bashkohet Club Brugget të shtunën në përgatitjet që do t’i zhvilloj në Skoci. Por Jashari ka mendjen më shumë te Milani sesa te Club Brugge.