Club Brugge e kishte liruar Ardon Jasharin nga kampi përgatitor në Angli. Jashari i mungoi klubit belg edhe në miqësoren e luajtur në fundjavë ndaj ekipit polak Rakow. Te klubi belg presin nga Jashari t’u bashkohet në përgatitje të martën. Por mediumet në Belgjikë, të hënën, raportojnë se paraqitja e mesfushorit të martën mbetet e pakonfirmuar. Sipas raportimeve, reprezentuesi i Zvicrës është duke e pritur arritjen e marrëveshjes për kalim te Milani.
Milani ka disa javë që po përpiqet ta transferojë Jasharin. Por raportohet se ka hasur në refuzim nga Club Brugge.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi belg është duke i kërkuar 40 milionë euro për lirimin e Jasharit. Milani së fundi e ka rritur ofertën. Sipas raportimeve, i ofron 32.5 milionë euro, plus 5.5 milionë euro bonuse.
22-vjeçari, Jashari, iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2029.