Ardon Jashari e ka kompletuar ndeshjen te skuadra belge, Club Brugge, që të martën mbrëma shënoi fitore në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të xhiros së gjashtë, Brugge e priti Sportingun portugez dhe e mposhti 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan në epërsi 1:0 që në minutën e tretë. Geny Catamo e realizoi golin.
Eduardo Quaresma shënoi autogol në minutën e 24-t për rezultatin 1:1.
Golin e fitores për kampionin belg e shënoi Casper Nielsen në minutën e 83-të.
Brugge është në vendin e 14-të me 10 pikë, sa i ka edhe Sportingu në pozitën e 12-të.