Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italia mposhtet thellë nga Norvegjia

Italia

Përfaqësuesja e Italisë të premten ka pësuar disfatë të thellë në udhëtim nga Norvegjia me rezultatin 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Të tre golat, Norvegjia i realizoi në pjesën e parë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alexander Sorloth shënoi për 1:0 në minutën e 14-të. Golin e dytë e realizoi Antonio Nusa në minutën e 34-t. Erling Haaland e shënoi golin e fundit në minutën e 42-të. 

Norvegjia i prin Grupit I me nëntë pikë. Së bashku me Norvegjinë dhe Italinë në grup janë edhe Izraeli, Estonia dhe Moldavia. 

Për Italinë kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës.