Kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 dhe ish-futbollisti i Bayern Munichut e Bayer Leverkusenit, Lucio, është dërguar në një spital në Brasilia pas djegieve që ka marrë pas një aksidenti me zjarr.
Kështu ka shkruar të shtunën “Sky Sport Austria”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo47-vjeçari është me vetëdije dhe në gjendje stabile, sipas spitalit në Brasilia.
Atij po i jepet tretman i specializuar mjekësor për shërimin e plagëve.
Lucio u transferua te Leverkuseni në vitin 2001 dhe tre vjet më vonë iu bashkua Bayern Munichut.
Ai luajti 105 ndeshje për Brazilin.
Me Bayernin e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë tri herë, ndërsa para 23 vjetësh në Yokohama, me Brazilin e fitoi Kupën e Botës pas fitores 2:0 në finale ndaj Gjermanisë.
Lucio e fitoi Ligën e Kampionëve me Interin në vitin 2010, ndërsa në finale e kishte mposhtur Bayernin.
U pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2019 te skuadra Brasiliense FC.