Futboll

Ish-sulmuesi i Napolit do të kthehet në Serie A

Lorenzo Insigne

Sulmuesi italian, Lorenzo Insigne, pritet që së shpejti të kthehet në Serie A. 

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Insigne do t’i bashkohet skuadrës së Lazios si lojtarë i lirë. 

Insigne ka arritur marrëveshje me Lazion. 34-vjeçari ka qenë pa klub që nga vera. 

Ai së fundi u paraqit për skuadrën nga Kanadaja, Toronto. 

Te Toronto, që garon në MLS, qëndroi për tre vjet. 

Ndeshjen e fundit me Toronton e zhvilloi në fillim të muajit qershor. 

Sulmuesi i krahut të majtë në Itali ka luajtur gjatë për Napolin. 

Ai me napolitanët zhvilloi 434 ndeshje duke kontribuar me 122 gola dhe 95 asistime. Me Napolin dy herë e fitoi Kupën e Italisë, kurse një herë Superkupën. 

Insigne me Përfaqësuesen e Italisë ka dhjetë gola të shënuar në 54 paraqitje. 

E fitoi Kampionatin Evropian të vitit 2021.