Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-futbollisti i Chelseat me probleme me zemër

Oscar

Ish-mesfushori i Chelseat dhe Brazilit, Oscar, është në gjendje stabile në spital, pasi pati telashe me zemër. 

34-vjeçari nuk është ndier mirë gjatë testeve fizike para sezonit të ri me Sao Paulon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është kthyer në Brazil te Sao Paulo, ku e nisi karrierën, në dhjetor të vitit 2024. 

“Oscar ka pasur ndryshime kardiologjike dhe është dërguar në 'Einstein Hospital Israelita'. Lojtari është në gjendje stabile por do t’i bëhen disa teste tjera mjekësore për ta ditur diagnozën e saktë”, ka njoftuar klubi, shkruan BBC të mërkurën. 

Oscar ka kontratë me Sao Paulon deri në vitin 2027. 

Për tetë vjet luajti në Kinë.