Alexander Isak është bërë vetëm futbollisti i katërt që shënon gola në tetë ndeshje rresht të Premier Leagues.
Isak të mërkurën në mbrëmje, realizoi dy herë dhe asistoi në golin e tretë, në fitoren 3:0 të Newcastlet ndaj Wolverhamptonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 21-të të elitës angleze.
Sulmuesi i Suedisë, Isak, realizoi në minutën e 34-t e të 57-të, ndërsa asistimin e bëri për Anthony Gordonin, në minutën e 74-t.
Newcastle ka 38 pikë në vendin e katërt, ndërsa Wolverhamptoni mbetet me 16 pikë, në garën për mbetje në elitë.