Trajneri Simone Inzaghi do të jetë në krye të Interit deri në verën e vitit 2026. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar të premten se Inzaghi e ka rinovuar kontratën me Interin pas rezultateve të mira që i pati edicionin e kaluar.
Me rinovimin e kontratës, Inzaghit i është rritur edhe paga në 6.5 milionë euro në vit, si dhe bonuset për sukseset e tjera. 48-vjeçari është trajner i Interit prej vitit 2021, ndërsa kishte edhe një vit kontratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNën drejtimin e Inzaghit, Interi ka fituar gjashtë trofe, si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin 2022/2023. Në finale të “Championsit” u mposht 1:0 nga Manchester City.
Inzaghi me Interin në 158 ndeshje ka 104 fitore, 28 barazime dhe 26 disfata.