Serie A

Interi synon ta fitojë titullin, Milani ta ngushtojë diferencën

Inter - Milan

Interi udhëton tek Udinese të hënën me shansin për ta fituar titullin e Serie A në derbin e ardhshëm kundër Milanit, ndërsa Roma do të luajë në shtëpi kundër Lazios.

Këto ndeshje i takojnë xhiros së 31-të të elitës së futbollit italian.

Udinese – Inter nis në orën 20:45, kurse Roma – Lazio luhet të shtunën nga ora 18:00.

Milani më herët të shtunën e pret Leccen, në orën 15:00.

Interi është i pari në tabelë me 79 pikë, 14-të më shumë se Milani i vendit të dytë.

Kështu, “nerazzurrët” e drejtuar nga Simone Inzaghi janë shumë afër që të triumfojnë në kampionat për herën e 20-të.

Interi mund ta fitojë titullin para tifozëve të Milanit, në derbin që zhvillohet më 22 prill.

Nëse diferenca e pikëve para derbit është 16 deri në 18 pikë, atëherë Interit do t’i duhej vetëm barazimi në derbi.

Në total, Interit i duhen edhe 11-të pikë për ta siguruar titullin.