Skuadra e Interit është përforcuar me një mbrojtës argjentinas. Klubi italian të shtunën e ka zyrtarizuar 21-vjeçarin, Tomas Palacios. Argjentinasi do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2029.
Ai u transferua nga klubi nga Argjentina, Independiente Rivadavia për 6.5 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te Talleresi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPalacios u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kontratës.
“Isha shumë i lumtur dhe krenarë. Po jetoj një ëndërr tani, gjithçka që mbetet është të stërvitem dhe të jap më të mirën time. Unë jam një mbrojtës i ashpër që kënaqem duke luajtur me topin. Personalisht, dua të fitoj kohë për të luajtur dhe të kënaqem duke qenë në këtë klub të mrekullueshëm. Së bashku, shpresoj të ndihmoj skuadrën dhe shokët e mi dhe ta çoj Interin sa më lart që të jetë e mundur”, ka deklaruar 21-vjeçari.