Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi luan te Monza para ballafaqimit me Cityn

Inter

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, do të luajë në udhëtim te Monza të dielën nga ora 20:45, në ndeshjen e xhiros së katërt të Serie A.

Më pas, “nerazzurrët” do të bëhen gati për duelin e vështirë, atë kundër Manchester Cityt të mërkurën, që është përsëritje e finales së Championsit të vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interi, Juventusi, Torino dhe Udinese prijnë në tabelë me nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve.

Të shtunën, nga ora 18:00, Juventusi udhëton tek Empoli.

Milani ndërkohë e pret Monzan nga ora 20:45.

Milani ende nuk ka fituar me trajnerin Paulo Fonseca dhe ka vetëm dy barazime e një humbje. Të njëjtat statistika i ka edhe Monza.