Të tjera zhvillime ka pasur të dielën rreth të ardhmes së Granit Xhakës.
Skuadra e Interit është kthyer fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e tij, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport”.
Kapiteni i Zvicrës po kërkohet me ngulm nga trajneri Cristian Chivu, i cili e mori drejtimin e “nerazzurrëve” këtë verë.
Sipas mediumit të njohur italian, Chivu e ka zgjedhur 32-vjeçarin si partnerin e përkryer për Niccolo Barellan në fazën defensive të mesfushës.
Xhaka ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028, por ai mund të largohet nga skuadra në këtë afat kalimtar veror.
Rivali i qytetit, Milani, për javë të tëra po ashtu e ka kërkuar transferimin e Xhakës.
Më pas, në garë për shërbimet e tij u fut edhe skuadra e kthyer në Premier League, Sunderlandi.
Pati raportime edhe për klubin saudit, Neom SC, që ka tentuar transferimin e tij. Por Neomi hoqi dorë për shkak të dëmshpërblimit të lartë.