Qëndrimi i Kristjan Asllanit për të mos u larguar nga Serie A po i “shqetëson” drejtuesit e Interit. Kështu kanë shkruar të premten mediumet italiane.
Edhe nëse largohet nga Interi, Asllani karrierën dëshiron ta vazhdojë në futbollin italian.
“Nerazzurrët” janë të hapur që ta shesin Asllanin në afatin kalimtar të kësaj vere, nëse pranojnë ofertë të përshtatshme.
Reprezentuesi i Shqipërisë po heziton që të largohet nga Interi për t’u transferuar te ndonjë skuadër jashtë kampionatit italian.
Tek Interi vlerësojnë se qasja e Asllanit mund t’i pengojë planet për ndonjë transferim të ri.
Ditë më parë u raportua se mesfushori e refuzoi kalimin në La Liga te skuadra e Real Betisit.
23-vjeçari me Interin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.