Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi i revanshohet shpejtë Fiorentinas

Inter Milan

Interi ka shënuar fitore ndaj Fiorentinas në Serie A të Italisë. Interi mposhti Fiorentinan të hënën me rezultatin 2:1. Ndeshja Inter – Fiorentina i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit italian.

Katër ditë më parë, Fiorentina fitoi ndaj Interit me rezultatin 3:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interi kaloi në epërsi në minutën e 28-të pas autogolit të shënuar nga Marin Pongraçiq. Në minutën e 44-t, Rolando Mangragora barazoi shifrat. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. Fitoren Interit ia siguroi Marko Arnautoviq me golin e shënuar në minutën e 52-të.

Interi i është afruar një pikë liderit Napolit që ka 55 pikë. Fiorentina zë vendin e gjashtë me 42 pikë.