Për ta liruar mesfushorin Kristjan Asllani, skuadra e Interit po i kërkon 20 milionë euro. Kështu u raportua të hënën nga mediat italiane.
Asllani ka gjasa të mëdha që të largohet nga Interi në afatin kalimtar të kësaj vere.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteri është i hapur që t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin.
Ditë më parë u raportua se reprezentuesi i Shqipërisë preferon që të qëndrojë edhe më gjatë në Serie A.
Ai, madje e ka refuzuar një kalim te Real Betisi në Spanjë.
Bologna dhe Fiorentina janë prej skuadrave italiane që e dëshirojnë transferimin e Asllanit. Nga Interi pritet të largohet edhe mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu.
23-vjeçari, Asllani, u paraqit në katër ndeshje me Interin në Kupën e Botës për Klube që u mbajt në SHBA. Ai kontribuoi më një asistim.
Asllani karrierën deri më tani e ka zhvilluar në futbollin italian. Ka luajtur edhe për skuadrën e Empolit.
Me Interin, Asllani ka kontratë deri në verën e vitit 2028.