Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi fiton me gol në minutat shtesë

Futbollistet e Interit duke festuar

Foto: Associated Press

Interi ka shënuar fitore me golin e minutës së 95-të në udhëtim kundër Udineses. Interi mposhti Udinesen me rezultatin 2:1 të hënën mbrëma, në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të Serie A.

 Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1:0 të Udineses me golin e shënuar nga Lazar Samarxhiq. Ai shënoi gol në minutën e 40-të. Por Interi shënoi dy gola në pjesën e dytë për ta bërë një hap tjetër për titull të kampionit. Në minutën e 55-të, Interi barazoi rezultatin në 1:1. Nga penalltia i saktë ishte Hakan Çalhanoglu, ndërsa golin e fitores 2:1 e shënoi Davide Frattesi në minutën e 95-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interi është forcuar në vendin e parë me 82 pikë. Milani është në vendi ne dytë me 68 pikë, kurse Udinese në pozitën e 15-të me 28 pikë.