Mesfushori Piotr Zielinski është transferuar te kampioni i Serie A, Interi. Polaku të shtunën është prezantuar te skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi.
Zielinski është bërë lojtari i parë nga Polonia që transferohet tek Interi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Klas, karakter dhe shumë përvojë në Serie A: Piotr Zielinski, lojtari i parë polak në historinë e Interit është gati të shfaqë të gjithë cilësinë e tij me ngjyrat ziekaltër”, shkruan Interi të shtunën.
30-vjeçari do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2028. Tek Interi u transferua si lojtar i lirë nga Napoli. Zielinski me Napolin e fitoi titullin e kampionit në Itali në edicionin 2022/2023.