Hakan Çalhanoglu shënoi gol për Interin në derbin ndaj Napolit. Por ylli turk më pas dështoi të realizojë nga pika e bardhë.
Kështu ndeshja e xhiros së 12-të të Serie A përfundoi 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNapoli, që ishte mysafir, kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 23-të. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, asistoi për Scott McTominay.
Në minutën e 43-të Çalhanoglu realizoi për 1:1 me asistim të Alessandro Bastonit.
Në minutën e 74-t, Çalhanoglu nuk e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Interi.
Napoli është lider me 26 pikë. Interi është i katërti me 25 pikë, sa i kanë edhe Atalanta, Fiorentina e Lazio. Juventusi është i gjashti me 24 pikë.
Asiston Amir Rrahmani
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka asistuar në derbin e Italisë kundër Interit. Scott McTominay shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 23-të me asistim të Rrahmanit.
Interi barazoi rezultatin në 1:1 nëpërmjet Hakan Çalhanoglut në minutën e 43-të të ndeshjes që i takon xhiros së 12-të të Serie A.
Pjesa e parë në mes të Interit dhe Napolit përfundoi baras, 1:1.