Futboll

Fitorja e katërt radhazi për kampionen në Superligë

drita

Kampionia në fuqi, Drita, e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës.

Drita pas barazimit të enjten 1:1 me Omonian në Ligën e Konferencës, të dielën ka shënuar fitore 3:1 ndaj Ferizajt. Kjo ndeshje i takoi xhiros së dhjetë.

Dy autogola u realizuan në pjesën e parë.

Fillimisht ishte Ardit Iljazi që realizoi autogol në minutën e 17-të për epërsinë e Dritës

Ndërsa Egzon Bejtullai shënoni po ashtu autogol në minutën e 39-të për t’i barazuar shifrat.

Qendërmbrojtësi Bejtullai më pas në minutën e 52-të shënoi për 2:1.

Mike Arthur e shënoi golin e tretë për Dritën në minutën e 82-të.

Drita ka 17 pikë dhe e zë vendin e tretë. Dy pikë më shumë ka Ballkani në vendin e dytë. Lidere është Prishtina me 25 pikë.

Ferizaj ka dhjetë pikë në pozitën e parafundit.


Drita shënon golin e tretë

Drita e ka shënuar golin e tretë ndaj Ferizajt.

Për 3:1 realizoi Mike Arthur në minutën e 81-të.


Bejtullai e kalon në epërsi Dritën

Pas autogolit, Egzon Bejtullai tashmë ka shënuar gol dhe e ka kaluar në epërsi sërish Dritën ndaj Ferizajt.

Bejtullai për 2:1 shënoi në minutën e 52-të.


Dy autogola në pjesën e parë në Gjilan

Kampionia në fuqi, Drita, është duke barazuar 1:1 pas pjesës së parë ndaj Ferizajt.

Brenda pjesës së parë u realizuan dy autogola.

Fillimisht ishte Ardit Iljazi që realizoi autogol në minutën e 16-të për epërsinë e Dritës

Ndërsa Egzon Bejtullai shënoni po ashtu autogol në minutën e 39-të për t’i barazuar shifrat.

Ndeshja i takon javës së dhjetë të elitës së futbollit kosovar.


Tjetër autogol në Gjilan

Është shënuar edhe një tjetër autogol në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Ferizajt.

Fillimisht ishte Ardit Iljazi që realizoi autogol në minutën e 16-të për epërsinë e Dritës

Ndërsa tashmë është Egzon Bejtullai që shënon autogol në minutën e 39-të për t’i barazuar shifrat.


Iljazi shënon autogol për epërsinë e Dritës

Ardit Iljazi ka realizuar autogol në minutën e 16-të për epërsinë e Dritës ndaj Ferizajt.

Kampionia në fuqi, Drita, aktualisht është duke udhëhequr 1:0.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.