Futboll

Hurzeler flet për paraqitjet e mira të Grudës në Premier League

Brajan Gruda

Brajan Gruda ka pasur periudhë të vështirë te Brightoni në Premier League, qëkur u transferua në gusht të vitit të kaluar nga Mainzi për afro 32 milionë euro.

Gruda nuk e pati formën më të mirë fizike kur arriti në Angli, por me kalimin e kohës e gjeti formën e mirë që e kishte te Mainzi në Bundesligën gjermane.

Futbollisti i krahut të djathtë, 20-vjeçari Gruda, ka zhvilluar 23 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa ka qenë i përfshirë në pesë gola. E shënoi golin e parë për Brightonin në xhiron e kaluar në fitoren 2:0 në udhëtim te Ëolverhamptoni, ndërsa ka kontribuuar me katër asistime, tri në Premier League e një në Kupën FA.

Forma e mirë e Grudës po e gëzon edhe trajnerin e ekipit, Fabian Hurzeler.

Ai ka thënë se Gruda e ka fituar rastin falë punës së madhe në stërvitje.

“Kam parë momente shumë pozitive të Grudës në ndeshjen e kaluar. Mundësia për të luajtur i është dhënë duke u bazuar në atë që e shfaq në stërvitje”, ka deklaruar Hurzeler.

Gruda vlerësohet futbollist me potencial. Me ekipin e parë të Mainzit në 34 ndeshje i pati 17 gola e 7 asistime.

Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë.

Me Gjermaninë U21 ka 12 ndeshje e dy gola të shënuar.