Bayern Munichu është befasuar në ndeshjen e xhiros së 14-t të Bundesligës gjermane.
Të shtunën në udhëtim, bavarezët u mposhtën 2:1 nga Mainzi, me dy golat që i shënoi Jae-Sung Lee.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte humbja e dytë në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat për Bayernin. Në këtë ecuri, Bayerni ka edhe një barazim.
Lee shënoi në minutën e 41-të dhe të 60-të.
Leroy Sane i Bayernit shënoi tre minuta pa u mbyllur ndeshja.
Gola nuk pati më dhe Mainzi mori pikët e plota që i shërbejnë për të mbetur lartë në tabelë.
Arijon Ibrahimoviqi nuk i aktivizua te gjiganti gjerman.
Mainzi i gjashti ka 22 pikë, ndërsa Bayern Munichu në vendin e parë ka 33 pikë.