Newcaslte Unitedi ka gjashtë fitore rresht në të gjitha garat.
Këtë formë të mirë te Newcastle shpresojnë që ta vazhdojnë edhe në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën nga ora 21:00, Arsenali do ta pret Newcastle Unitedin në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup.
Trajneri i Newcaslet, Eddie Howe, të hënën në konferencë për shtyp ka deklaruar se ndeshja ndaj Arsenalit është shumë e rëndësishme.
“Kjo është një lojë e rëndësishme për ne. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë, do të jetë një lojë e nivelit të lartë. Le të përpiqemi të vazhdojmë paraqitjet e mira që kemi në kohët e fundit dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen”, ka thënë Howe.
Gjysmëfinalja e dytë e EFL Cup ndërmjet Newcastlet dhe Arsenalit do të jetë më 5 shkurt.
Newcastle pas 20 ndeshjeve të luajtura deri më tani në Premier League është në pozitën e pestë me 35 pikë.
Arsenali ka pesë pikë më shumë dhe është në vendin e dytë.