Erling Haaland e ka vazhduar formën e shkëlqyer në fillim të edicionit të ri.
Ai të shtunën e regjistroi “hat-trickun” e dytë rresht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, falë kontributit të Haalandit, fitoi ndaj West Ham Unitedit në “London Stadium”, 3:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të Premier Leagues.
Norvegjezi realizoi dy herë në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 10-të.
Ruben Dias realizoi autogol nëntë minuta më pas dhe shifrat u barazuan në 1:1.
Por Haaland pas gjysmë ore lojë e ktheu epërsinë e Cityt, kurse tregolëshin e kompletoi shtatë minuta para fundit.
24-vjeçari në 69 paraqitje në Premier League, tani ka 70 gola të shënuar në total.