Trajneri kosovar Besnik Hasi mund ta drejtojë një prej tre klubeve të mëdha belge nga edicioni i ardhshëm. Skuadra e Gentit, Genkut, Antwerpit dhe Club Brugget e duan Hasin për trajner, ka njoftuar të mërkurën “voetbal24.be”.
Sipas sajtit belg, Hasi do të flasë me klubet e interesuara vetëm pasi të përfundojë plejofi i kampionatit belg të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri mori drejtimin e Mechelenit në fillim të edicionit aktual dhe me sukses e udhëhoqi drejt plejofit.
“Trajneri aktualisht është në diskutim me ekipin e tij për të ardhmen. Megjithatë, ka shumë mundësi të mira për Hasin në sezonin e ardhshëm. Interesimi është i madh nga Genti, Genku dhe Antwerpi. Përveç tyre edhe Club Brugge është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Hasi është një prej opsioneve”, shkruan sajti belg.
Trajneri 52-vjeçar më herët në Belgjikë e ka drejtuar Anderlechtin, ndërsa ka punuar edhe te Legia e Varshavës, Olympiacosi, Al-Readi dhe Al-Ahli.