Futboll

Hajdari nis bisedimet me Leverkusenin

Albian Hajdari

Mbrojtësi i Luganos, Albian Hajdari, ka nisur bisedimet me Bayer Leverkusenin, ka raportuar të martën “Sky”.

Sipas mediumit të njohur, Hajdari shihet si zëvendësues i Piero Hincapie.

21-vjeçari, i cili ka kontratë me Luganon deri në qershor të vitit 2028, është një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Zvicrës. Ai së fundi është ftuar edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Krahas Leverkusenit, interesim për Hajdarin kanë shprehur edhe Lazio, Marseille, Torino dhe Bournemouthi. Hajdari më herët ka luajtur edhe te skuadra e Baselit.

Për Luganon këtë edicion ka luajtur 37 ndeshje.

Pjesë e Leverkusenit është mesfushori Granit Xhaka.