Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka uruar Ruben Amorimin për emërimin në postin e trajnerit te Manchester Unitedi.
Guardiola ka theksuar se nuk është personi i duhur që t’i jep këshilla 39-vjeçarit Amorim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirë se vjen në United, në Angli. Do ta përgëzoj të martën e ardhshme. Unë nuk jam personi i duhur për t’u dhënë këshilla kolegëve. Ata kanë shumë njerëz në United që mund t’i japin informacione dhe do ta bëjnë këtë”, ka thënë Guardiola, shkruan të premten “Reuters”.
Amorimi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai do ta marrë detyrën nga 11 nëntori.
Amorimi e zëvendëson të shkarkuarin Erik ten Hag në stolin e Unitedit.