Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Guardiola nuk e mendon largimin nga City

Pep Guardiola

Pavarësisht rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, trajneri spanjoll, Pep Guardiola, nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Manchester Cityt. 

Kështu ka raportuar të martën “Daily Sports”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit, City ka vetëm një fitore. 

Në fundjavë City pësoi disfatë në derbin e zjarrtë nga Manchester Unitedi me rezultatin 2:1. 

Raportohet se Guardiola është i bindur se mund ta kthejë Cityn te rezultatet pozitive shumë shpejt. 

Së fundmi 53-vjeçari Guardiola e rinovoi kontratën me gjigantin anglez edhe për tri vjet. 

Guardiola iu bashkua Cityt në vitin 2016 dhe deri tani ka fituar 18 trofe. 

Ditë më parë tekniku spanjoll deklaroi se nuk do të drejtojë skuadër tjetër pas largimit nga City. 

Ai ka drejtuar më herët edhe Bayernin dhe Barcelonën.