Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka suspenduar me gjashtë muaj mosushtrim të funksionit fizioterapeutin e Malishevës, Ali Bytyqi.
Fizioterapeuti Bytyqi kishte goditur me grusht në fytyrë Edmond Zeqirin, asistentin e parë të gjyqtarit kryesor Genc Nuza pas ndeshjes Malisheva – Ferizaj e zhvilluar të martën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalisheva e fitoi ndeshjen e javës së 20-të me rezultatin 3:2. Por pas përfundimit të ndeshjes, Bytyqi kishte goditur me grusht në fytyrë, ndërsa kishte tentuar ta godas edhe me gurë arbitrin Nuza.
Por sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes “falë intervenimit të futbollistëve dhe kryetrajnerit të Malishevës u evitua më e keqja”.