Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gruda regjistron asistimin e parë në Angli

Brajan Gruda

Brajan Gruda e ka regjistruar asistimin e parë në Angli.

20-vjeçari Gruda kontribuoi me një asistim të shtunën në fitoren e Brightonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brightoni në udhëtim e mposhti 4:0 Norwich Cityn në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

Gruda asistoi te goli i katërt të cilin e shënoi Solly March në minutën e 74-t.

Për Grudën ky ishte asistimi i parë në 13 ndeshjet e luajtura deri më tani në të gjitha garat.

Gruda u transferua te Brightoni në verën e vitit të kaluar nga Mainzi për 31 milionë euro.

Me klubin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.