Futbollisti shqiptar Brajan Gruda ka thënë se është gati ta bëj hapin e madh në karrierë. “Absolutisht”, ka thënë Gruda të enjten për gazetën e madhe gjermane “Bild.
Ai ka shtuar se çdo fëmijë ëndërron të luajë një ditë në Bayern Muenchen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo fëmijë ëndërron të luajë për Bayernin. Unë nuk jam i stresuar. Unë i besoj menaxherit tim 100 për qind. Gjithçka do të funksionojë. Do të doja të bëja hapin tjetër. Dhe mendoj se jam gati”, ka theksuar Gruda.
Futbollisti i Mainzit u largua të mërkurën nga kampi përgatitor i Gjermanisë për shkak të lëndimit muskulor. Gruda ishte nga dita e parë në përgatitje me Gjermaninë. Shihej si potencial për t’u përfshirë në ekipin e Gjermanisë për “Euro 2024”.
Por lëndimi ka bërë që Gruda të largohet para kohe nga kampi gjerman. 19-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë. Ai me Mainzin ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro. Gruda ka luajtur shtatë ndeshje për Shpresat e Gjermanisë në shtatë paraqitje.