Futboll

Llapi mbetet pa fitore

Prishtina e Re

Llapi edhe pas xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll ka mbetur pa fitore. 

Llapi të dielën është mposhtur 1:0 në udhëtim nga Prishtina e Re.  
Për skuadrën llapjane ishte humbja e dytë këtë edicion. Ka edhe dy barazime. 
Golin e fitores për Prishtinën e Re e realizoi Toni Gomes në minutën e 13-të. 
Prishtina e Re nga pjesa e parë luajti edhe me një futbollist më pak në fushë. 
Për Prishtinën e Re ishte fitorja e parë pas dy humbjeve radhazi. 
Skuadra që drejtohet nga trajneri Elon Berisha e fitoi edhe ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26.

 


Prishtina e Re po e mposht Llapin pas pjesës së parë

Prishtina e Re po udhëheq 1:0 ndaj Llapit pas pjesës së parë. 

Toni Gomes në minutën e pestë e realizoi golin e epërsisë. 
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.
 


Gomes e kalon në epërsi Prishtinën e Re ndaj Llapit

Prishtina e Re është duke fituar 1:0 ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e  katërt të elitës së futbollit kosovar.

Golin e epërsisë e realizoi Toni Gomes në minutën e pestë.