Albion Rrahmani ka shënuar gol në minutën e 42-të, por goli i kosovarit nuk i mjaftoi as për së afërmi Sparta Pragës.
Kampionia e Çekisë humbi 4:2 nga Feyenoordi të mërkurë në Holandë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Championsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGernot Trauner në minutën e tetë dhe Igor Paixao në minutën e dhjetë shënuan gola të hershëm për Feyenoordin.
Anis Hadj-Moussa shënoi për 3:0 në minutën e 30-të. Albion Rrahmani shënoi për 3:1, ndërsa Santiago Gimenez realizoi golin e katërt për vendasit në minutën e 63-të.
Thomas Beelen shënoi autogol në minutën e 79-të për 4:2.
Rrahmani luajti deri në minutën e 77-të për Spartën. Qazim Laçi u aktivizua në minutën e 68-të, ndërsa Ermal Krasniqi në minutën e 77-të.
Sparta Praga është e 28-ta me katër pikë dhe me gjasa fare të vogla për të avancuar tutje.
Feyenoordi është i 18-ti me 10 pikë.