Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur për ndeshjen që skuadra e tij, Atalanta, do ta zhvillojë ndaj Milanit.
Atalanta të dielën nga ora 20:45 do të luajë në udhëtim te Milani në kuadër të javës së 33-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndaj Milanit për Gjimshitin nuk është më e rëndësishme se takimet që i kanë pasur në xhirot e kaluara.
Lideri i mbrojtjes së Atalantas, Gjimshiti, tha se objektivi është që t’i fitojnë tri pikë.
“Çdo ndeshje ka rëndësi. Nuk mendoj se kjo kundër Milanit është më e rëndësishme se të tjerat që i kemi luajtur tashmë. Pas humbjes nga Interi ne humbëm mundësinë për ta synuar titullin, por tani duhet të fokusohemi vetëm në tri pikët e ardhshme. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vërtetë është të fitojmë”, ka thënë Gjimshiti të premten.