Atalanta ka fituar bindshëm, 3:0, ndaj Marseillet për të bërë vend në finale të Ligës së Evropës.
Ndeshja e së enjtes në Bergamo ishte e dyta gjysmëfinale. Në Marseille, një javë më parë, ndeshja kishte përfunduar 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdemola Lookman shënoi për 1:0 në të mirë të skuadrës italiane në minutën e 30-të. Për 2:0 shënoi Matteo Ruggeri në minutën e 52-të. Lookman ishte asistues në golin e dytë. Fare në fund, në minutën e 95-të, për 3:0 shënoi El Bilal Toure.
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti kompletoi ndeshjen tek Atalanta. Mbrojtësi shqiptar më 22 maj në Dublin kërkon trofeun e rëndësishëm evropian.