Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, do të bëhet me trajner të ri te skuadra e Atalantas.
Raffaele Palladino së shpejti do të emërohet shef i shtabit teknik te klubi italian.
41-vjeçari Palladino do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Kështu ka shkruar të martën “Football Italia". Palladino do ta zëvendësojë kroatin Ivan Juriq.
Atalanta vendosi të hënën që ta shkarkojë Juriqin për shkak të rezultateve të dobëta.
Pas 11 xhirove të zhvilluara në Serie A, Atalanta, ka 13 pikë dhe e zë vendin e 13-të.
Italiani Palladino së fundi ishte trajner i Fiorentinas. Ai e drejtoi Fiorentinan për dhjetë muaj. Për dy vjet e udhëhoqi edhe skuadrën e Monzas.
Palladino si futbollist gjithë karrierën e kaloi në Itali. U paraqit për skuadra të njohura si Juventus, Genoa, Parma e Salernitana.