Berat Gjimshiti ka regjistruar një asistim të dielën në fitoren e Atalantas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtalanta ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Empolit.
Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të Serie A.
Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, asistoi te goli i dytë në minutën e 33-të.
Ai luajti deri në minutën e 63-të.
Tek Empoli për shkak të lëndimit mungoi mbrojtësi Ardian Ismajli.
32-vjeçari Gjimshiti në 36 ndeshjet e luajtura deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime.
Gjimshiti është prej futbollistëve më kryesor të Atalantas.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Gian Piero Gasperini, Atalanta, zë vendin e tretë me 54 pikë.
Empoli është në pozitën e 18-të me 21 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.