Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani konfirmon ndarjen me Mezanin

Gentjan Mezani

Klubi i futbollit Gjilani ka konfirmuar të hënën ndarjen me trajnerin Gentjan Mezani. Ai erdhi në krye të skuadrës kur Gjilani po kalonte moment të vështirë.

E arriti synimin për ta mbajtur Gjilanin në Superligë. Mezani edhe më herët ka drejtuar skuadrën gjilanase, po ashtu me sukses.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjilani është ndarë edhe me dy ndihmësit e Mezanit. Ky klub është konsoliduar gjatë rrjedhës së kampionatit të kaluar dhe në edicionin e ri pritet të ketë  pretendime dukshëm më të mëdha.