Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani dhe Ferizaj mbeten pa Evropë

Ferizaj

Gjilani dhe Ferizaj matematikisht kishin gjasa për të zënë vend në kualifikimet e Ligës së Konferencës nga vendi i tretë për edicionin e ardhshëm.

Por, të dyja mbetën pa Evropë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja e zhvilluar të dielën në terrenin me bar sintetik në Ferizaj u mbyll 2:2.

Ferizaj kaloi në epërsi me golin e Valmir Nafiut në minutën e 20-të.

Tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, vendësit e dyfishuan rezultatin. Shënoi sulmuesi Betim Haxhimusa. Gjilani më pas u kthye duke barazuar rezultatin në 2:2. Fillimisht realizoi mbrojtësi Armend Thaqi, kurse për 2:2 shënoi Almir Aganspahiq, tetë minuta para fundit. Gola më nuk pati në këtë ballafaqim.

Gjilani e mbylli këtë edicion të elitës së futbollit kosovar me 51 pikë, ndërsa Ferizaj me 50 pikë përfundoi në vendin e pestë.

Avancimin në Evropë këtyre dy skuadrave ua pamundësoi edhe barazimi i Prishtinës me Malishevën, 2:2.