Gjermania ka mposhtur Holandën për t’u forcuar në krye të grupit A3 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Të hënën mbrëma në Munih, gjermanët e fituan 1:0 ndeshjen kryesore të mbrëmjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJamie Leweling e shënoi golin e fitores në minutën e 64-t.
Gjermania tani udhëheq në grup me 10 pikë. Nga pesë i kanë Holanda e Hungaria, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me vetëm një pikë.
Dy të parët në grup avancojnë në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të fazës grupore.