Girona pavarësisht se ka mbetur prapa Real Madridit me pikë, ka vazhduar garën për titull dhe ende nuk është dorëzuar plotësisht.
Girona të dielën në ndeshjen e xhiros së 30-të në La Liga fitoi 3:2 ndaj Real Betisit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUkrainasi Artem Dovbyk i shënoi dy golat e parë për vendësit. Fillimisht shënoi në minutën e 36-të.
Willian Jose po ashtu i shënoi dy gola për Betisin.
Shifrat fillimisht i barazoi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Dovbyk më pas shënoi në minutën e 65-të, kurse Willian Jose në të 76-tin.
Cristhian Stuani ia siguroi fitoren vendësve me golin e minutës së 92-të.
Me këtë fitore, Girona tani ka 65 pikë në vendin e tretë, kurse Betisi ka 42 pikë.
Është në kërkim të vendit që dërgon në garat e UEFA-s.