Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, është ndalur në barazim nga Genoa, në nisje të kampionatit të ri të Serie A.
Ndeshja dramatike mes Genoas e Interit e zhvilluar të shtunën mbrëma, u mbyll me rezultatin 2:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGenoa, që pikën e parë të kampionatit e fitoi me një gol në fundin e ndeshjes, kaloi e para në epërsi me shënimin e Alessandro Vogliacco në minutën e 20-të.
Dhjetë minuta më vonë, Marcus Thuram, i cili i shënoi të dy golat për Interin në këtë ballafaqim, realizoi fillimisht për 1:1.
Thuram golin për 2:1 në të mirë të “nerazzurrëve” e shënoi në minutën e 85-të, kur u inkuadrua mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Genoa fitoi penallti në minutën e katërt të kohës shtesë.
Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori sulmuesi Junior Messias. Tentimin e parë të tij e priti portieri Yann Sommer, por nga topi i kthyer, braziliani nuk gaboi dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.