Galatasaray ka fituar me gol të minutës së 90-të dhe i është afruar titullit të kampionit në Turqi.
Të dielën mbrëma, Galata fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Karagumrukut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerkan Kutlu shënoi golin e tri pikëve në minutën e 90-të.
Fatih Karagumruk kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ryan Mendesit. Barish Yilmaz në minutat shtesë të pjesës së parë dhe Dries Mertens në minutën e 70-të shënuan për 2:1 në të mirë të Galatës. Për 2:2 realizoi Marcos Alves në minutën e 83-të.
Dy xhiro para fundit, Galatasaray i ka 99 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahçe.
Në xhiron e ardhshme është derbi i madh Galatasaray – Fenerbahçe. Nëse shmang humbjen, Galata shpallet kampione.
Fitore 3:0 të dielën shënoi Fenerbahçe ndja Kayserisporit.